Izraeli ka shprehur solidaritetin dhe gatishmërinë për t’i ardhur në ndihmë Marokut për të përballuar pasojat e tërmetit shkatërrimtar që ka lënë pas mbi 2 mijë të vrarë dhe mijëra të tjerë të pastrehë. Kryeministri Benjamin Netanyahu ka udhëzuar kabinetin qeveritar të shtunën që të sigurohen për të ofruar ndihmën e nevojshme për popullin maroken, përfshirë këtu dërgimin e një grupi që do të ndihmojë në misionet e kërkim-shpëtimit në Marrakesh.