Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, dekaroi se ushtria e Izraelit do të vazhdojë të luftojë në Rripin e Gazës, edhe pse po ndeshet me një trysni shumë të madhe ndërkombëtare për armëpushim. “Ne do të vazhdojmë deri në fund, deri të fitojmë, derisa ta zhdukim Hamasin. E them këtë përballë presionit ndërkombëtar dhe dhimbjes së madhe. Asgjë nuk do të na ndalë”. Kështu iu është drejtuar Netanyahu ushtarëve izraelitë në Gazë.