Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka përgënjeshtruar përmes një videoje në rrjetet sociale pretendimet se ishte vrarë në një sulm iranian. Në videon e publikuar, Netanyahu shfaqe me një kafe në dorë, teksa ironizon teoritë në rrjet, duke treguar duart para kamerës dhe thënë tha se kushdo mund t’i numërojë gishtat. Videoja erdhi pasi shpërndarjes së shumë raportimeve të paverifikuara që pretendonin se ai ishte vrarë gjatë një bombardimi iranian. Në të njëjtën kohë, Garda Revolucionare e Iranit deklaroi se, nëse Netanyahu është ende gjallë, ai do të mbetet objektiv i sulmeve të tyre.