Top News – Nëse urdhërohemi, hyjmë në Kosovë! Ministri serb i mbrojtjes: …por do njoftonim KFOR-in
02/10/2023 18:04

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviç tha se kundër Forcave të Armatosura të Serbisë po zhvillohet një fushatë e vazhdueshme në lidhje me numrat dhe aktivitetet e saj, më saktësisht, për lëvizjet dhe dislokimin e njësive brenda territorit të vendit. E kjo fushatë, sipas ministrit është e papërshtatshme, e papërgjegjshme dhe e pasaktë. Vuçevic tha ndërkohë se bashkëpunimi i Forcave të Armatosura të Serbisë me misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, është "i mirë dhe i vazhdueshëm" dhe në përputhje me Marrëveshjen e Kumanovës dhe Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara. "Ai bazohet në respektin e ndërsjellë dhe zhvillohet në mënyrë korrekte", tha ministri serb duke shtuar se nuk ka ndodhur kurrë që Serbia të ndërpresë komunikimin me KFOR-in. Vucevic ndërkohë theksoi se ushtria serbe nuk ka hyrë kurrë në Kosovë. "Nëse ushtria serbe merr një urdhër të tillë nga presidenti si komandant i përgjithshëm - që njësitë e saj të hyjnë në territorin e Kosovës si pjesë e Serbisë - ushtria do ta kryejë atë detyrë me efikasitet, profesionalizëm dhe sukses. Madje, edhe atëherë, njësitë dhe komandat e KFOR-it do të njoftoheshin paraprakisht", tha Vuçevic."Deri më sot nuk na është dashur të marrim një vendim të tillë dhe Serbia do të bëjë gjithçka që një zhvillim i tillë të mos ndodhë në të ardhmen, për të ruajtur paqen dhe për të kërkuar zgjidhje politike", shtoi ai. Sipas Vucevic, Serbia beson se është e rëndësishme që KFOR-i të ketë rol sa më domethënës në Kosovë, veçanërisht në zonat ku jetojnë serbët. Ai tha, po ashtu, se Serbia e mbështet vendosjen e njësive shtesë të KFOR-it në Kosovë.

Top News – ‘Kosova nuk harron’ / Osmani e Kurti kujtojnë sulmin e NATO-s kundër Serbisë
24/03 22:51
Top Channel/ 27 vite nga bombardimet e NATO, më 1999 nisi sulmi ndaj agresionit serb
24/03 20:02
Top News – Arrestohet serbi në Kosovë. I dyshuar për krime lufte, u kap në kufi
24/03 11:50
Top News – Vrasja e trefishtë në Podujevë. Autorja mori peng të moshuarën – ‘Do ju vras të gjithve’
24/03 11:09
Top News – Përgjysmim të TVSH dhe akcizës. Kosovë, qeveria hedh poshtë propozimin e AAK
24/03 09:46
Top Channel/ Debati për naftën në Kosovë. Biznesi kërkon ulje takse, qeveria refuzon
23/03 19:41
Top Channel/ Podujevë, vdes dhe autorja e sulmit: Dalin emrat, motivi ende mister!
23/03 15:07
Top Channel/ Të shtënat në Podujevë, vdes edhe e plagosura tjetër: Mister motivi!
23/03 11:50
Top News- Politikanët urojnë besimtarët/ Fitër Bajrami, Osmani e Kurti mesazhe për solidaritet
20/03 12:53
Top Channel/ “Kosova peng i krizave”, Myftiu Tërnava: Politika të vendosë interesin kombëtar mbi…
20/03 12:13
Top News- Festohet Fiter Bajrami në Kosovë/ Myftiu Tërnava mesazh liderëve politikë
20/03 10:16
Top News-Manovrat serbe shqetësojnë Preshevën/ Kamberi: NATO të rishikojë zonën tokësore të sigurisë
19/03 21:00
Top News- Keqtrajtimi i 5-vjeçarit në Lipjan/ Pas paraburgimit të prindërve, hetime shtesë
19/03 19:18
Top Channel/ Serbia nis ushtrinë në kufi, Kurti: Show agresioni, reagon KFOR!
19/03 15:11
Top Channel/ Keqtrajtimi i pesë vjeçarit: Paralajmërohet revokim licencash për punonjësit sociale!
19/03 15:07
Top News – Stërvitjet serbe në kufi me Kosovën, Albin Kurti – Provokim, ndërkombëtarët të veprojnë!
19/03 14:51
Top News- Kosovën e mban diaspora / Remitanca rekord, në 2025 dërguan 1.4 mld euro
19/03 14:43
Top News – Kriza politike penalizoi Kosovën. Raporti i Freedom House-Progresi i lirive u paralizua
19/03 10:29
Top Channe/ Prindërit në paraburgim, fëmija në terapi intensive pas ndërhyrjes
18/03 21:02
Top News- Historia makabre nga Kosova, prindërit monstër rrahin e keqtrajtojnë të miturin
18/03 20:06
DIGITALB DIGITALB