Korreshi: “Me qenë e sinqertë, ka rezultuar ndonjë nëpunës civil që nuk e ka testerin e PS? E them këtë se është problem i madh. Nëse ka shpëtuar ndonjë, t’ja japim se është dhe mandati i katërt. Më qafsh mu, ka ngel ndonjë demokrat më në administratë publike … aman se” Strakosha: Me tester apo pa tester… Ndryshoni ligjin .. Ju komisionerin e ngatërroni me shërbimet inteligjente. Me nota ironike, opozita ngriti shqetësimin e politizimit dhe përdorimit të nëpunësve civilë në fushatat elektorale gjatë raportimit në kuvend të komisioneres të mbikëqyrjes së shërbimit civil, Pranvera Strakosha.