Investigimi i Inside Story në Top Channel hodhi dritë mbi nepotizmin që është përhapur në pjesën dominuese të administratës publike. Hulumtimi bazohet në deklaratën e pasurisë të politikanëve dhe zyrtarëve të lartë, ku përfshihet vetëm familja e ngushtë, bashkëshortë dhe fëmijë. Nëse rrethi i studimit do të zgjerohej, ky fenomen pritet të jetë edhe më i prezent në administratë.