Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, mblodhi këtë të mërkurë Komitetin Drejtues, teksa nepotizmi zuri sërish pjesën kryesore në fjalën e tij. Sipas Metës, janë identifikuar të gjitha lidhjet nepotike në administratën shtetërore, ku 500 të tilla janë vetëm tek tatimet e doganat, përçka premton se do ta çrrënjosë brenda 24 orëve.