Pasuri me vlera antike që fshihen në nëntokën shqiptare, kanë rënë në duart trafikantëve ndërkombëtarë të cilët e shesin në treg të zi. Me titullin “Kudo ku gërmojnë, grabitësit gjejnë pasuri antike shqiptare”, media franceze “France 24” i ka dedikuar një artikull të veçantë këtij fenomeni, që ka zënë rrënjë në vendin tonë. Hulumtimet janë ndalur në juglindje të Shqipërisë, në fshatrat e Korçës, ku copa qeramike apo edhe pasuri të tjera arkeologjike mbushin nëntokën shqiptare dhe krijojnë riskun e përhapjes së aktivitetit kriminal.