Ministri i Drejtësisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite, Z. H. E. Waleed Mohammed Alsmani, u prit nga Ministri i Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, Ulsi Manja në një takim zyrtar. Ky takim paraqet një hap të rëndësishëm në vendosjen e urave të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, veçanërisht në fushën e drejtësisë.