Ngërçi që mban peng konstituimin e kuvendit të kosovës vijon për shkak të mosdakordësisë sa i takon zgjedhjes së nënkryetarit, nga radhët e komunitetit serb. Pesë kandidatë nuk arritën të të merrnin asnjë votë. Kryetari i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq siguroi 56 vota pro, megjithatë nuk u plotësua kuorumi për t’u zgjedhur nënkryetar.