Top News-Nëndetësja fundos luftanijen iraniane / 101 të zhdukur dhe 78 të plagosur në Oqeanin Indian
04/03/2026 14:36

Të paktën 101 persona rezultojnë të zhdukur dhe 78 të plagosur pas një sulmi nga një nëndetëse mbi një anijeje luftarake iraniane në brigjet e Sri Lankës. Ministria e mbrojtjes e Sri Lankës tha se po kërkonte në det për pjesëtarët e ekuipazhit të IRIS Dena, e cila u fundos rreth 40 km në jug të ishullit. "Po vazhdojmë kërkimet, por ende nuk e dimë se çfarë ka ndodhru me pjesën tjetër të ekuipazhit", tha një zyrtar. Mbetet e paqartë se kush qëndron pas sulmit ndaj anijes, e cila sipas burimeve tani është fundosur. Ministri i Jashtëm i Sri Lankës tha se 32 marinarë iranianë "të lënduar rëndë" u dërguan në një spital të madh afër kryeqytetit. Fregata me 180 pjesëtarë të ekuipazhit lëshoi një thirrje për ndihmë të mërkurën në mëngjes. Dy anije të marinës së Sri Lankës dhe një avion u angazhuan për operacionin e shpëtimit. Qeveria nuk ka sqaruar nëse anija u bombardua si pjesë e sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit. Një zëdhënës i marinës së Sri Lankës tha se operacioni i saj ishte në përputhje me detyrimet detare të vendit. "Ne iu përgjigjëm thirrjes së emergjencës sipas detyrimeve tona ndërkombëtare, pasi ngjarja ndodhi brenda zonës sonë të kërkim-shpëtimit në Oqeanin Indian", tha zëdhënësi. Si marina e Sri Lankës ashtu edhe forcat ajrore kanë refuzuar të publikojnë pamjet e operacionit të shpëtimit sepse përfshinin trupa ushtarake të një shteti tjetër. Kjo vjen ndërsa lufta SHBA-Izrael me Iranin hyri në ditën e saj të pestë, me Izraelin që nisi një "valë" masive sulmesh në Iran. Irani ka bombarduar bazat amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme në sulme hakmarrëse pas vrasjes së Ajatollah Ali Khamenei të shtunën gjatë Operacionit Epic Fury.

Top Channel/ ‘I kemi ndryshuar faqen Shqipërisë’, Rama: Në Kashar duhet edhe shkollë tjetër, por…
02/04 17:06
Top Channel/ Integrimi, Rama: Atë që opozita i ka bërë këtij vendi s’ja ka bërë askush, një mik…
02/04 17:05
Top Channel/ Qytetarja në njësinë 14 ja thotë në sy Ramës: Më pëlqen mënyra se si ju i qaseni…
02/04 17:05
Top Channel/ ‘Legalizimet nuk janë ndalur’, Rama në Njësinë 14: Nuk mund të bëjmë një piramidë…
02/04 17:05
Top News – ‘U kërcënova me jetë’. Propozimi i Ballës për 2 prillin, tensione në sallë
02/04 16:58
Top Channel/ “Do të rrjep si kec”, sherr në Kuvend, Noka godet Ballën me bidon uji
02/04 16:55
Top Channel/ Opozita kërkon ndryshimin e ‘rendit të ditës’, Kuvendi voton kundër
02/04 16:54
Top Channel/ “S’të vjen turp”, opozita bllokon foltoren kërkojnë fjalën, Peleshi: Jemi në votim
02/04 16:54
Top Channel/ Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara, ministrja Sala tregon shifrat
02/04 15:34
Top Channel/ 78-vjeçari korçar gjendet i pajetë me shenja dhune, dyshohet se e kanë eliminuar
02/04 15:33
Top News – Van Horn e Shefqet Kastrati inspektojnë ‘Rapid Scan 3D’, teknologjia amerikane në TIA
02/04 15:25
Top Channel/ TIA me teknologji të SHBA, Vanhorn vlerëson investimet e “Kastrati”
02/04 15:21
Top News – ‘Këshilli i Sigurisë…këshillon Presidentin.’ Begaj: Jo koha për ta mbledhur
02/04 15:21
Top Channel/ Alarmi i SHBA për sulme në Shqipëri, autoritetet rrisin vigjilencën
02/04 15:08
Top News – Deklarata për hapjen e Hormuzit / Shqipëria dhe Kosova i bashkohen nismës britanike
02/04 14:56
Top News – Interpelanca me Lamallarin. Përplasja për emërimin e drejtorit të ri të policisë
02/04 14:53
Top News – ‘Korrupsioni, nuk jemi aq keq!’ Rama: Është perceptim! Shqipëria, më mirë se kurrë
02/04 14:51
Top News – ‘Mbylli dyert e Evropës’. Berisha në Shkodër: Sheshet janë rruga e vetme e opozitës
02/04 14:21
Top News- I vetëm prej 25 vitesh/ I moshuari gjendet pa jetë në banesë, dy pistat e hetimit
02/04 13:52
Top Channel/ Vdekja e 78-vjeçarit në Korçë, flet fqinji i viktimës: Nuk kishte probleme me njeri
02/04 13:31