Një ngjarje e rëndë dhe e paprecedentë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premtje në qytetin bregdetar të Vlorës. Një nënë e alkoolizuar ka dhunuar në publik fëmijën e saj vetëm 5 muajsh, duke e përplasur përtokë. Ngjarja është regjistruar rreth orës 21.30 në lagjen pavarësia të vlorës, ku nëna rreth 35 vjeç, në kushtet e dehjes nga alkooli, ka përplasur disa herë në tokë beben e saj vetëm 5 muajsh.