Një ngjarje tronditëse është regjistruar mesditën e kësaj të premte në lagjen “Pavarësia” të Vlorës. Një 34-vjeçare është hedhur nga kati i 5-të i pallatit së bashku me djalin 1 vjeç. Nënë e bir kanë humbur menjëherë jetën në vendngjarje, pavarësisht transportimit në spitalin e Vlorës. Sipas informacioneve viktima është Pamela Mërtiri. Deri më tani nuk janë zbardhur arsyet që çuan 34-vjeçaren të ndërmarrë këtë akt.