Një propozim për martesë ka ndodhur gjatë kremtimit të Pashkës në Korçë, nën tingujt e këmbanave dhe dritës së qirinjve. Teksa këmbanat sinjalizuan orën 00.00 dhe besimtarët kremtonin ngjalljen e Krishtit në sheshin para Katedrales, një djalë ka propozuar për martesë të dashurën e tij. Një ngjarje e tillë ka ndodhur për herë të parë në mesnatën e Pashkës në qytetin e Korçës!