I rrethuar nga muzika e fortë, tarraca restorantesh dhe rrota valixhesh që lëvizin mes kazanëve të mbushur plot me mbeturina, Giorgos Zafeiriou beson se turizmi në rritje e ka bërë lagjen e tij historike të Athinës thuajse të pajetueshme. Lagjja Plaka e kryeqytetit grek "kërcënohet nga turizmi i tepërt", thotë Zafeiriou, i cili ka jetuar atje për më shumë se tre dekada dhe drejton shoqatën e banorëve të saj.