Një biznes përgjatë aksit Laç-Lezhë është sulmuar me armë zjarri, ndërsa i plagosur ka mbetur pronari i tij. Ngjarja është regjistruar rreth mesnatës, ndërsa policia bën me dije se në pranga kanë rënë 3 persona, mes tyre autori i dyshuar i krimit. Besim Zeneli ishte duke mbyllur dyqanin fruta-perime per t’u larguar drejt banesës, kur një person përpara biznesit të tij ka shkrepur disa herë armën, duke i shkaktuar plagë ne trup.