Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka kërkuar nga Gjykata Speciale në Hagë respektimin e Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. Në konferencën mbi ecurinë e çështjes, Thaçi u paraqit përmes video live nga qendra e paraburgimit. “Dëshiroj të ritheksoj dhe nënvizoj domosdoshmërinë e respektimit të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës në këtë sallë. Mosrespektimi i ligjeve të Kosovës dhe normave të tjera ligjore nga palët, në këtë sallë të shenjtë për drejtësinë, paraqet rrezik për minimin e demokracisë në Kosovë, paraqet rrezik për cenimin e besimit qytetar, prandaj ftoj që të ruhet vetëpërmbajtja institucionale nga të gjithë edhe në këtë sallë”.