Shpallja e sanksioneve ekonomike, deri tek kategorizimi ‘non grata’ i ish-deputetit të PS Aqif Rakipi nga Departamenti i Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është kaluar pa koment nga kryeministri Edi Rama, teksa gjendej në një vizitë zyrtare në Berlin. I pyetur nga gazetarët, kryeministri nuk pranoi të komentonte asnjë zhvillim nga politika e brendshme.