Top News – Negociatat për NIS-in vazhdojnë / Ambasadori rus në Serbi: Janë në drejtimin e duhur
01/02/2026 19:30

Ambasadori rus në Serbi, Alexander Botsan Kharchenko, ka thënë se negociatat për shitjen e aksioneve ruse në Industrinë e Naftës së Serbisë (NIS) te kompania hungareze MOL, nuk kanë përfunduar ende, mirëpo është shënuar përparim. Në një intervistë dhënë për media, Kharchenko ka thënë se “i gjithë procesi po shkon në drejtimin që u përshtatet të gjithëve, çka është konfirmuar në deklarimet e zyrtarëve serbë”. “Mund të them se rezultatet aktuale të bisedimeve janë në linjë të plotë me marrëdhëniet miqësore mes Rusisë dhe Serbisë. Dhe, më e rëndësishmja, ato ofrojnë mundësi për vazhdim bashkëpunimi në fushën e energjisë dhe çdo sektor tjetër”, ka thënë Kharchenko. I pyetur nëse e sheh vendimin e autoriteteve amerikane për të zgjatur licencën e punës për NIS-in deri më 20 shkurt si sinjal që pala amerikane mund t’ia japë dritën e gjelbër marrëveshjes përfundimtare për shitjet e aksioneve ruse te MOL-i, apo nëse sheh komplikime tjera në ardhje, ai tha se është “shumë i rezervuar në këtë drejtim”. “Çështja e NIS-it është shumë e komplikuar, janë edhe autoritetet amerikane të përfshira dhe nuk mund të përjashtojmë asgjë. Kjo është bota në të cilën jetojmë. Vendimi amerikan për të zgjatur licencën është me rëndësi, sidomos për ruajtjen e funksionalitetit të NIS-it dhe rafinerisë, sepse ky është një burim i rëndësishëm për sigurinë energjetike të Serbisë. Me fjalë tjera, kemi rreze shprese”, tha Bocan Kharcenko.

Top Channel/ Sulm mbi një rafineri nafte, reagon ministria e jashtme: Do t’i përgjigjemi Teheranit
18/03 23:24
Top Channel/ Vrasja e ministrit iranian të Inteligjencës, reagon Ankaraja: E paligjshme
18/03 23:24
Top Channel/ Revista prestigjioze: Ndër pesë vendet e NATO-s që mbështeti Trump për Iranin
18/03 23:23
Top Channel/ “Nuk ka pikë pëlqimi për Mateon”, Rogerti për Brikenën: Si nuse që do të…
18/03 21:02
Top Channe/ Prindërit në paraburgim, fëmija në terapi intensive pas ndërhyrjes
18/03 21:02
Top Channel/ Një tjetër zyrtare “trazon” Trumpin! Shefja e inteligjencës refuzon pyetjen për Iranin
18/03 19:55
Top Channel/ Izraeli eliminon ministrin iranian që shkaktoi sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë
18/03 19:54
Top Channel/ Nafta, sërish rekord! Rritet brenda ditës me 5% çmimi në tregjet ndërkombëtare
18/03 19:46
Top Channel/ “Do rriten të gjitha çmimet”! Ish-ministri Malaj: Qeveria të ndërhyjë për naftën
18/03 19:43
Top Channel/ “Si njeri pa njeri”, Selin e përlotur pas largimit të Gimbos: Ishte e vështirë…
18/03 19:36
Top Channel/ Përdhunim… 40 krime për djalin e Princeshës së Kurorës në Norvegji, kërkohet burg
18/03 19:22
Top Channel/ Kim Jong Un lider i padiskutueshëm i Koresë së Veriut, votohet afro 100% nga koreanët
18/03 19:21
Top Channel/ Izraeli sulmon Bejrutin me breshëri raketash, pallati shfaroset për pak sekonda
18/03 19:21
Top News – ‘Nafta u rrit, por pak.’ Kryeministri Rama me importuesit: Taksat nuk preken!
18/03 15:28
Top Channel/ Paga mbi 1 mijë euro! 2000 vende pune në panair, kërkesa e lartë në turizëm
18/03 15:23
Top Channel/ AMA mbyll aplikacionin pirat “Kanali im”, hiqet nga Play Store
18/03 15:20
Top Channel/ Rejsi Farma, gjobë spitaleve! Dyshohet për fatura të dyfishta ndaj spitalit të Fierit
18/03 15:16
Top Channel/ SPAK çon Ahmetajn për gjykim, 11 të pandehur për korrupsion e pastrim parash
18/03 15:14
Top News – Kanali i piratëve / AMA mbyll aplikacionin që vidhte Digitalb
18/03 15:07
Top News – 4 mld euro investime në rrugë / PD dhe PL kërkojnë hetim parlamentar nga 2014-ta
18/03 14:54
DIGITALB DIGITALB