Në Bruksel, Shqipëria ka ngecur në miratimin e raportit IBAR për grupkapitullin e parë, i cili është parakushti për të filluar punën për mbylljen e negociatave. Mes vendeve skeptike rezulton të jetë Gjermania. Media prestigjoze gjermane “Internationale Politik”, shkruan se Berlini e sheh Malin e Zi si një histori potencialisht suksesi, që mund të bëhet katalizator për vrullin e mëtejshëm të zgjerimit në Ballkanin Perëndimor. Por, për Shqipërinë ka rezerva sa i takon, rasteve të fundit të korrupsionit të profilit të lartë në Tiranë.