Përafrimi i legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Europian është një nga kriteret për avancimin e procesit të integrimit. Një nga kërkesat e ndërkombëtarëve në këtë drejtim ka qenë rritja e rolit të Kuvendit në proces, I cili deri më tani është përfaqësuar nga qeveria dhe Komisioni për Integrimin Europian.