Parlamenti në Maqedoninë e Veriut do të mbajë më 14 korrik seancën për miratimin e propozimit francez për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Bullgarinë dhe zhbllokimin e negociatave të anëtarësimit. Nëse kuvendi i vendit fqinj miraton këtë propozim, sipas burimeve diplomatike në fillim të javës së ardhshme mund të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së dhe menjëherë më pas BE-ja do të fillojë negociatat me Shqipërinë.