Minutat e fundit para seancës së konstituimit të kuvendit të Kosovës më 15 prill mbeten vendimtare për mënyrën sesi do të konfigurohen forcat politike për krijimin e institucioneve të reja. Ftesa e kreut të Lëvizjes Vetvendosje, Albin Kurti për Lumir Abdixhikun e LDK-së nuk ka marrë ende përgjigje. Nënkryetarja e kësaj force politike u shpreh se qëndrimi ndaj Kurtit mbetet i patjetërsueshëm.