Shqipëria pret konferencën e parë ndërqeveritare në qershor për hapjen e negociatave, por nëse kjo nuk ndodh për shkak të vetos bullgare vendi ynë do të kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut. Këtë e deklaroi kreu i grupit parlamentar të partisë Socialiste, Taulant Balla në seancën plenare të kësaj të hëne, duke iu referuar edhe miratimit të Rezolutës nga Parlamenti Europian pak ditë më parë.