‘Rithemelimi’ i Sali Berishës ka dy mundësi për t’u regjistruar në zgjedhjet lokale: koalicioni me aleatin e tij politik Ilir Metën ose kandidimi si të pavarur. Berisha deklaroi se vendimi final është në dorë të strukturave të Rithemelimit. “Propozime janë-koalicioni; propozim është-të pavarurit, por kjo nuk shkon shumë, ka pak mbështetës. Megjithatë do të merret vendim nga Këshilli Kombëtar i PD.” Berisha zeroi mundësinë e garimit të kandidatëve të dala nga primaret me siglën e Partisë Demokratike të Alibeajt, të cilin e konsideron vegël të kryeministrit Edi Rama.