Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë pritet të mbahen brenda 45 ditësh. Sipas kuadrit ligjor, pas shpërndarjes së Kuvendit, qytetarët do i drejtohen sërish kutive të votimit, por kjo për jo më herët se 30 ditë nga ky vendim. Brenda 1 muajit të gjitha partitë politike do duhet të prezantojnë alternativat e tyre, si dhe të bëjnë fushatë elektorale.