Bashkim Osmani, biznesmeni I cili akuzohet se ishte në kryer të grupit criminal të shkatërruar pak muaj më parë, e ka qëndruar nën arrest, tashmë është I lirë. Autoritetet spanjolle kanë urdhëruar lirimin e tij kundrejt një garancie 400 mijë euro. Biznesmeni i njohur në Evropë, I cili k pasuri në Kroaci,Holandë, Gjermani dhe Spanjë ka qëndruar për 3 muaj në paraburgim. Mediat vendase atje bëjnë me dije se mbrëmjen e shkuar Osmani ka qëndruar në vilën e tij Camp de Mar. Osmani nuk lejohet të largohet nga Mallorca, po ashtu për të garantuar qëndrimin e tij në ishull i është konfiskuar pasaporta. Ai duhet të paraqitet në gjykatë në datat 1 dhe 15 të çdo muaji. Vëllezërit Osmani nga Kosova njihet si miliardë të famshëm. Ky është vendimi I dhënë nga gjykata e Palma se Mallorca të martën.