Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump njoftoi përmes platformës Truth Social se do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, javën e ardhshme më 15 gusht në Alaska. Ai e cilësoi këtë takim si shumë të pritur dhe bëri të ditur se detaje të mëtejshme do të publikohen së shpejti.