Ka shkuar në 115 numri i drejtuesve të cilët janë konstatuar nën efektin e lëndëve narkotike. Së fundi, gjatë kryerjes së veprimeve policore dhe administrative drejtuesi i automjetit me iniciale A.F, 21 vjeç ka manifestuar sjellje të dyshimta në raport me kërkesat ligjore të punonjësve të policisë, pas verifikimeve të kryera ku relultoi nën efektin e alkoolit ne masën 0.21 mg/l dhe nga verifikimi me drogtëstues rezultoi nën efektin e lëndëve droguese THC. Sa më sipër, u bë menjëherë kapja në flagrancë e drejtuesit të automjetit si i dyshuar për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.