Duke filluar nga data 7 tetor, sistemi bankar shqiptar do të fillojë kryerjen e transaksioneve në SEPA, pra në sistemin e unifikuar të pagesave në euro. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko vlerësoi përfitimet që SEPA do të sjellë në drejtim të tregëtisë së jashme, remitancat dhe në përmirësimin e imazhit të Shqipërisë në sytë e investitorëve të huaj.