Me një kapacitet prej 120 fëmijësh dhe me infrastrukturë moderne arsimore, kopështi më i ri “Hojëzat” ka hapur dyert në Njësinë 8 në Tiranë. Pjesë e inagurimit të tij ishte dhe Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i cili tha se ky është kopshti i 50-të që hapet në kryeqytet. Gjatë fjalës së tij Veliaj e konsideroi Shqipërinë si vendin e mundësive të mëdha, edhe pse e vogël dhe modeste. Ai shtoi se një prej qendrave më të mëdha si Piramida do të jetë në funksion të fëmijëve dhe të rinjve të Tiranës.