Në Shqipëri mbante postin e drejtorit të Ujësjellës – Kanalizimive, por në Spanjë rezultonte ndër më të kërkuarit për rreth 40 grabitje të kryera prej tij. 41 vjeçari, Alfred Prodani, doli këtë të martë, para trupës gjykuese të Gjykatës së Kurbinit, e cila caktoi masën e sigurisë, arrest me burg për 40 ditë.