Pas Shqipërisë, stacioni i radhës i presidentit Recep Tayyip Erdogan do të jetë Beogradi. Media turke Daily Sabah raporton se në fokus të diskutimeve të presidentit turk në Serbi do të jetë ulja e tensioneve me Kosovën. Perko Matoviç, drejtor i Qendrës për Politika Kombëtare në Serbi, tha për median turke se Beogradi dhe Ankaraja nuk pajtohen për çështjen e pavarësisë së Kosovës.