Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka nisur hetimet për serën me kanabis të zbuluar në njësinë administrative Kutalli të Beratit, pak ditë më parë. Burime bëjnë me dije se Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka nisur marrjen në pyetje të efektivëve të policisë, pasi ka dyshime se kanë patur dijeni se në sera përpunohej kanabisi dhe nuk e kanë raportuar aktivitetin kriminal tek eprorët e tyre.