Garda e Republikës ka shtuar numrin e truprojave për gjyqtaren Irena Gjoka. Bëhet me dije se gjyqtarja tashmë mbrohet nga 6 truproja në banesë, nga 4 që kishte më parë. Shtimi i sigurisë vjen pas sulmeve verbale ndaj gjyqtares, pas vendimit të marrë për ish kryeministrin Sali Berisha, për të cilin vendosi detyrim paraqitje dhe Jamarbër Malltezin, të cilin e la arrest me burg. Ndërkohë më herët ishte gjyqtarja Ilirjana Olldashi që nxorri nga burgu Malltezin, ndërsa për Berishën masa e sigurimit nuk ndryshoi.