Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar gjashtë apartamente dhe një lokal në pronësi të shtetasit Viktor Shoraj, i cili njihej edhe me emrin Robert Toro. Sipas aktit të ekspertimit kontabël të kryer gjatë hetimeve, rezulton se pasuritë e evidentuara, të blera dhe me pas të regjistruara në emër të shtetasit Viktor Shoraj dhe familjarëve e tij, nuk justifikohen me të ardhura të ligjshme të realizuara prej tyre.