Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë tha se autoritetet kosovare kanë ndaluar të shtunën tre pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe një ish-polic në pension në pikat kufitare, një javë pasi Serbia e arrestoi një ish-polic të Kosovës. Ajo tha se autoritetet kosovare nuk ka pasur “asnjë arsye ligjore” për arrestimin e tyre dhe se kjo “është hakmarrje e nxitur politikisht kundër popullit serb”. Në njoftimin e Zyrës për Kosovën përmenden vetëm inicialet e të ndaluarve nga ministria e punëve të brendshme në serbi dhe të policit në pension.