Autoritetet italiane kanë kapur një gomone me rreth 300 kg marijuanë dhe 10 kg hashash, ndërsa në pranga janë vënë 2 skafistët shqiptarë. Sipas mediave italiane operacioni është zhvilluar gjatë natës në ujërat lidhëse të Adriatikut mes Shqipërisë dhe Italisë. Vlera e drogës së sekuestruar kapte shifrën e 3 milionë eurove.