45-vjeçari Adriatik Rexha, me detyrë drejtues teknik në minierën e kromit në Tropojë është arrestuar nga policia. Ai akuzohet për mosmarrje të masave për sigurimin teknik në galeri, ku humbën jetën Adil Dautaj dhe Afrim Zhutaj. Galeria në fjalë u shemb, ku të bllokuar mbetën 6 minatorë. Pas disa orësh kërkime u gjetën trupat e pajetë të dy prej tyre.