Një operacion i policisë ka vënë në pranga një shtetas shqiptar i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane. Ky shtetas strehohej në Shëngjin, me dokumente ukrainase false, ndërkohë që kërkohej nga Italia, si bashkëpunëtor për trafikimin e 110 kilogramëve kokainë nga Belgjika. 39-vjeçari u arrestua si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera me partnerët në Itali, për vendndodhjen e tij.