Kina ka dërguar 14 avionë luftarakë përtej vijës ndarëse në ngushticën e Tajvanit duke treguar kështu forcën pasi Taipei tha se kishte rrëzuar një dron kinez. Ministria kineze e mbrojtjes tha se avionët kaluan barrierën territoriale jo zyrtare në kuadër të një stërvitjeje ndërsa Pekini vazhdon aktivitetet e tij ushtarake afër ishullit. Më herët, ushtria e Tajvanit tha se për të parën herë kishte rrëzuar një dron civil të paidentifikuar që kishte hyrë në hapësirën e tij ajrore mbi një ishull pranë brigjeve kineze. Pekini, që pretendon se tajvani është pjesë e kinës, ka zhvilluar stërvitje ushtarake rreth ishullit që nga muaji i kaluar si reagim ndaj vizitës në Taipei të kryetares së dhomës së përfaqësuesve në SHBA, Nensi Pelozi.