Shtatë persona mbetën të vrarë dhe disa të tjerë të plagosur në disa rajone të Ukrainës, si pasojë e sulmeve ajrore ruse thanë zyrtarët ukrainas, teksa shprehën pasiguri në rast se negociatorët nga të dyja shtetet do të takohen më 2 qershor për rundin e dytë të bisedimeve të drejtpërdrejta. Në mesin e të vrarëve, ishte një vajzë 9-vjeçare, ndërsa në grupin e të plagosurve një djalë 16 vjec tha kreu rajonal, Ivan Federov. Tre persona u vranë nga sulmet ruse në Pokrovsk, në rajonin e Donjeckut, që ka qenë skenë e luftimeve të ashpra për muaj të tërë, ndërkaq dy të tjerë u vranë në një fshat aty pranë, tha Vadim Filashkin, zyrtar i lartë rajonal.