Shkarkimet e nisura edhe nga hidrocentrali i Fierzës kanë përkeqësuar situatën e shkaktuar nga përmbytjet për banorët e Obotit në zonën e Nënshkodrës. Autoritetet nuk e raportuan zyrtarisht në njoftimin periodik të mëngjesit të së hënës situatën nga përmbytjet, por shkarkimet e 24 orëve të fundit kanë rritur si sipërfaqen e tokave të përmbytura, ashtu edhe rrugët në zonën e Obotit.