Tre astronautë të Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar janë rikthyer në Tokë, në një kohë ndryshimesh të mëdha për planetin. Ata kanë qenë në hapësirë që përpara shpërthimit të pandemisë së koronavirusit. Rusi Skrypochka dhe amerikania Jessica Meir u larguan shtatorin e vitit 2019. Një tjetër amerikan, Andrew Morgan, ka qenë në ISS që prej korrikut të vitit të kaluar.