Rusia shënon sot Ditën e Fitores me një paradë ushtarake, e cila është dashur të mbahet më 9 maj, por është shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit. Sivjet janë bërë saktësisht 75 vjet prejse Bashkimi i atëhershëm Sovjetik ka mposhtur Gjermaninë naziste në Luftën e Dytë Botërore. Izolimi në Moskë, për shkak të koronavirusit, është lehtësuar këtë muaj, duke i hapur rrugë edhe organizimit të paradës, ku pritet të shfaqen tanke dhe raketa me rreze të gjatë veprimi