Fadromat e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, siç ishte paralajmëruar më herët, kanë ndërmarrë aksionin për shembjen ndërtimeve pa leje që kanë “zaptuar” vijën bregdetare. Operacioni i IKMTështë ndjekur edhe nga zëvendësministri i brendshëm Besfort Lamallari në zonën e Velipojës.