Komisioni i Posaçëm kundër dezinformimit, sipas variantit të propozuar nga socialistët do të ketë një fushë të gjerë veprimi me objektiv identifikimin e ndërhyrjes së huaj në fushatat e lajmeve të rreme nëpërmjet mediave tradicionale dhe atyre sociale, mbështetjen financiare të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë si dhe ndikimin keqdashës ekonomik të aktorëve publikë dhe minimin e veprimtarisë së shoqërisë civile.