Me pandeminë që po shpërthen dhe po vendos rekorde të reja për sa i takon shkallës së infektimit, presidenti Donald Trump, bëri këtë fundjavë, atë që i pëlqen më shumë. Ai e kaloi të dielën duke luajtur golf me senatorin Lindsey Graham, në klubin e tij të golfit në Virxhinia, Sterling. Presidenti po përballet me një presion në rritje për të dhënë shembullin e tij personal për të mbajtur një maskë mbrojtëse, ndërsa sekretari i tij i shëndetësisë paralajmëroi se po mbyllet dritarja për vënien nën kontroll të një shpërthimi infektimesh në shtete që konsiderohen konservatore.