Top News – Në kërkim të paqes në Ukrainë / Dita e dytë e bisedimeve në Berlin, ende asnjë rezultat
15/12/2025 11:37

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe të dërguar amerikanë kanë zhvilluar negociata për më shumë se pesë orë në Berlin, pa sinjale për ndonjë rezultat të mundshëm, duke thënë vetëm se bisedimet do të vazhdojnë edhe të hënën. “Përfaqësuesit kanë zhvilluar diskutime për sa i takon planit të paqes prej 20-pikash, për agjendën ekonomike edhe më tepër. Është arritur shumë përparim dhe do të ketë takim sërish nesër në mëngjes”, tha i dërguari i Shtëpisë së Bardhë, Steve Ëitkoff përmes një postimi në X, të dielën vonë. Zelensky planifikohet të takohet edhe me zyrtarë të lartë evropianë, liderët e Gjermanisë, Britanisë dhe Francës. Ende nuk është bërë e qartë nëse këto diskutime do të zhvillohen ndaras, apo të kombinuara me diskutimet SHBA-Ukrainë. Dmytro Lytvyn, zëdhënës i Zyrës Presidenciale të Ukrainës, ka konfirmuar rinisjen e bisedimeve të hënën. Para nisjes së takimeve, Zelensky ka sugjeruar se Ukraina do të heqë dorë nga aspiratat për t’u anëtarësuar në NATO, në këmbim të garancive perëndimore të sigurisë. Megjithatë, heqja dorë nga NATO-ja nuk është vendim i lehtë për Zelenskyn, pasi anëtarësimi në aleancë është një synim i përfshirë në Kushtetutën e Ukrainës. “Prej fillimit, dëshira e Ukrainës ka qenë t’i bashkohet NATO-s, këto janë garanci reale të sigurisë”, tha Zelensky për gazetarët. “Disa partnerë nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa nuk e përkrahin këtë drejtim. Prandaj, garancitë bilaterale të sigurisë mes Ukrainës dhe SHBA-së, garanci të stilit të Artikullit 5, dhe garancitë e sigurisë nga kolegët evropianë, si dhe nga shtetet tjera, Kanadaja dhe Japonia, janë mundësi për të parandaluar një tjetër pushtim rus”, tha ai.

Top Channel/ Trump: Rusia pranoi 1 javë paqe, Fola personalisht me Putin
29/01 23:33
Top News- Kina ekzekuton 11 mafiozë, “shkrin” perandoritë e krimit
29/01 23:00
Top Channel/ 7 skenarë nëse SHBA sulmon Iranin, BBC: Trump do godasë
29/01 22:54
Top News – Dredhia e Putinit, i merr “Starlink” Trumpit e Musk, zgjeron rrezen e dronët vrasës
29/01 22:30
Top News- 50 mijë trupa amerikanë zbarkojnë në Lindjen e Mesme, Trump “i nis” drejt Iranit
29/01 21:56
Top News- Franca ndalon marrëdhëniet intime në çift, nuk e prek dot partnerin pa dëshirë
29/01 21:52
Top News- Garda Revolucionare iraniane ‘terroriste’/ BE ‘godet’ regjimin, Irani kërcënon me luftë
29/01 21:00
Top Channel/ BE pro Trump, shpall terroriste gardën e Iranit, pasi u vranë mijëra protestues
29/01 20:05
Top News – Evropa të përqafojë logjikën e forcës! Kancelari gjerman: E ardhmja jonë varet nga kjo
29/01 15:37
Top News – Rusia të luftojë deri në fund! Lideri çeçen kundër bisedimeve për paqe në Ukrainë
29/01 15:32
Top News – Flakë ferri në gjithë Lindjen e Mesme / Rusia paralajmëron Trumpin kundër sulmit në Iran
29/01 15:32
Top News – Qëndroi 14 orë mbi kabujt nënujorë / Marina britanike gjurmon anijen e dyshimtë ruse
29/01 15:29
Top Channel/ Klandestinët në La Mansh, Kina do ndihmojë Anglinë: Starmer, marrëveshje me Xi Jinping!
29/01 15:22
Top News – Rusia me shpejtësinë e kërmillit në Ukrainë / Përparim më i ngadaltë se në WWI
29/01 14:50
Top News – Turqia paralajmëron Greqinë: Kujdes me kërkimet në ujërat e kontestuara të Egjeut!
29/01 14:41
Top Channel/ Starmer në Kinë: Marrëveshje për vizat, whisky-n dhe anijet!
29/01 14:30
Top Channel/ “Flirtimi” i Kinës me Perëndimin irriton Trump, Pekini mund ta rrëzojnë nga pushteti?
29/01 13:48
Top Channel/ E kaluara mëkatare e bankës së njohur, zbulohen skandalet me emrat e ‘VIP’
29/01 13:34
Top Channel/ Dashuria kthehet në makth, profesori i kimisë nxjerr fotot intime me zyshën, ishte…
29/01 13:16
Top News – U përball si askush tjetër me Trumpin / Rritet popullariteti i kryeministrit kanadez
29/01 12:14
DIGITALB DIGITALB