Roveri Perseverancë i Nasa-s ka filluar gërmimin në sipërfaqen e marsit dhe do të mbledhë kampionë shkëmborë që do të përdoren nga misionet e ardhshme për analiza nga shkencëtarët në tokë. Agjencia hapësinore amerikane publikoi të premten imazhet e roverit me një vrimë pranë tij, hera e parë kjo që gërmohet në planetin e kuq nga një robot.